Salla kryesore e palestrës Blast & Burn në Durrës

Rreth nesh

Rreth Blast & Burn

Palestër për femra dhe meshkuj në Durrës, me kushte bashkëkohore, pajisje moderne dhe orare të gjata – që të stërviteni kur ju përshtatet.

Historia jonë

Pse duhet të na zgjidhni ne?

Secili prej nesh ka nevojë të merret me aktivitet fizik, në çfarëdo lloj mënyre.

Palestra jonë ju ofron komoditetin e duhur për të pasur një shëndet dhe paraqitje fizike sa më të mirë, sepse përfshijmë atë që secili prej jush mund të dëshirojë për veten. Me anë të instruktorëve tanë organizojmë klasa aerobie, CrossFit, ABS dhe HIIT, ushtrime për ulje peshe dhe për rritje të masës muskulare, si dhe programe për posturën dhe rehabilitimin.

Ju mirëpresim të bëni progres me veten tuaj, ashtu siç e dëshironi.

Makineritë e palestrës Blast & Burn Gym në Durrës
Tapetet e vrapimit në zonën kardio
Hapur09:00
Salla e aerobisë – palestër për femra në Durrës

Për të gjithë

Palestër për femra dhe meshkuj

Blast & Burn është ndërtuar që të gjithë të ndihen rehat. Femrat gjejnë klasa aerobie dhe ABS për tonifikim dhe djegie kalorish, ndërsa ata që duan forcë dhe masë muskulare kanë në dispozicion zonën e peshave të lira dhe makineritë.

  • Dushe të ndara për meshkuj dhe për femra.
  • Personal trainer të certifikuar për program individual dhe udhëzime ushqimore.
  • Ambient i pastër, i ndriçuar mirë dhe i ajrosur.
  • Orare të gjata: E Hënë–E Premte 09:00–22:00, E Shtunë 09:00–21:00.
  • Posturë & rehabilitim për ata që kanë dhimbje ose riktheheni pas dëmtimeve.

Galeria

Hapësira jonë

Fotot janë nga salla jonë në Lagjen 17 – ejani t’i shihni nga afër.

Rregullorja

Rregullat e palestrës

Pak rregulla të thjeshta që palestra të mbetet e pastër, e sigurt dhe e këndshme për të gjithë.

  1. Mbani me vete peshqir personal dhe atlete që i përdorni vetëm për palestër.
  2. Vendosini peshat në vendin e tyre pas përdorimit.
  3. Mos i përplasni peshat – kërkoni ndihmë nëse keni nevojë.
  4. Nuk lejohet të lini rroba në palestër pas seancës stërvitore.

Gati për hapin e parë?

Ejani për një vizitë ose na telefononi. Ju tregojmë palestrën, programet dhe ofertat aktuale.

TelefonoWhatsAppHarta