06 · 1 me 1

Personal Trainer në Durrës

Stërvitje e personalizuar me trajnerë të certifikuar, që përshtatet me nevojat, kohën dhe objektivat tuaja. Ju fokusoheni te puna – ne kujdesemi për planin, teknikën dhe progresin.

Personal trainer duke korrigjuar teknikën e klientit – personal trainer në DurrësPersonal TrainingFoto: Jonathan Borba / Unsplash

Si funksionon

  1. Takimi i parë – flasim për objektivat, historikun tuaj sportiv, dëmtimet e mundshme dhe kohën që keni.
  2. Vlerësimi – mobiliteti, forca bazë, qëndrimi dhe kondicioni.
  3. Programi – plan stërvitor i ndërtuar vetëm për ju, me udhëzime bazë për ushqyerjen.
  4. Monitorimi – matje të rregullta dhe përshtatje të programit sipas progresit.

Pse ia vlen një personal trainer

Me një trajner personal nuk humbisni kohë me ushtrime që nuk ju duhen. Mësoni teknikën e saktë që në fillim, shmangni dëmtimet dhe keni dikë që ju mban përgjegjës edhe në ditët kur motivimi mungon. Për shumicën e klientëve, kjo do të thotë rezultate më të shpejta dhe më të qëndrueshme.

Objektivat me të cilat punojmë

  • Humbje peshe dhe definim
  • Rritje e masës muskulare dhe forcës
  • Përgatitje fizike për sport ose teste
  • Rikthim në stërvitje pas një pushimi të gjatë
  • Stërvitje e sigurt për moshën e tretë

Keni dyshime? Lexoni Personal trainer: kur ia vlen dhe si ta zgjidhni.

Zona e stërvitjes me personal trainer në Blast & Burn Gym Durrës
Ku stërviteniSalla jonë në Lagjen 17, Durrës – ku zhvillohen seancat e Personal Training.

Përfitimet kryesore

  • Program 100% i personalizuar
  • Teknikë e saktë dhe më pak dëmtime
  • Udhëzime për ushqyerjen
  • Motivim dhe përgjegjësi
  • Progres i matshëm

Për kë është

  • Fillestarë që duan start të sigurt
  • Kush ka një objektiv konkret
  • Kush ka pak kohë dhe do efikasitet
  • Kush është rikthyer pas pushimit

Si funksionon

Si zhvillohet një seancë

Çdo seancë ka strukturë të qartë, që të stërviteni me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.

Konsultim

Objektivat, historiku dhe disponueshmëria juaj.

Plan

Program stërvitor dhe udhëzime ushqimore.

Seancat

Stërvitje 1 me 1 dhe rishikim i rregullt i progresit.

FAQ

Pyetje për Personal Training

A janë trajnerët të certifikuar?

Po, punojmë me trajnerë personalë të certifikuar.

Sa seanca në javë më duhen?

Zakonisht 2–4 seanca në javë, në varësi të objektivit dhe kohës që keni.

A më ndihmoni edhe me dietën?

Po. Trajneri ju jep udhëzime ushqimore sipas objektivit – humbje peshe ose rritje të masës muskulare.

Provoni Personal Training te ne

Na telefononi për orarin e seancave dhe ofertat aktuale, ose kaloni direkt nga palestra.

TelefonoWhatsAppHarta