01 · Forcë & formë
Fitness në Durrës
Salla jonë e fitnesit është ndërtuar për çdo objektiv: humbje peshe, tonifikim, rritje të masës muskulare ose thjesht më shumë energji për ditën tuaj – në një ambient modern, të ndriçuar mirë dhe gjithmonë me staf pranë.
Çfarë gjeni në sallën tonë
Hapësira e Blast & Burn Gym është e ndarë në zona të qarta, që të stërviteni pa pritur dhe pa rrëmujë:
- Zona e peshave të lira – pesha dore, shtanga dhe stola të rregullueshëm mbi dysheme gome.
- Makineri me disk dhe me kabllo – për çdo grup muskulor, ideale për fillestarët dhe për izolim të saktë.
- Smith machine dhe rack – për squat, presa dhe ushtrime bazë me siguri më të lartë.
- Zona kardio – tapete vrapimi dhe biçikleta për ngrohje, djegie kalorish dhe qëndrueshmëri.
- Hapësirë funksionale – për stretching, ushtrime me peshën e trupit dhe core.
Përfitimet e stërvitjes së rregullt
Stërvitja me pesha dhe kardio 3–4 herë në javë përmirëson forcën, metabolizmin dhe shëndetin e zemrës. Me kalimin e javëve do të vini re më shumë energji, gjumë më të mirë, qëndrim më të drejtë dhe një humor më të qetë. Fitnesi është gjithashtu mënyra më efikase për të mbajtur rezultatet pas një diete.
Për fillestarët
Nëse nuk keni qenë kurrë në palestër, mos u shqetësoni. Stafi ynë ju tregon si përdoren makineritë, si ruhet teknika e saktë dhe si ndërtohet një program i thjeshtë për javët e para. Lexoni edhe artikullin tonë 4 gabime që çdo fillestar bën dhe planin 4-javor për fillestarët.

Përfitimet kryesore
- Humbje peshe dhe definim
- Rritje e masës muskulare
- Zemër dhe mushkëri më të forta
- Qëndrim më i mirë dhe më pak dhimbje shpine
- Më shumë energji dhe më pak stres
Për kë është
- Fillestarë që duan një start të sigurt
- Femra dhe meshkuj të çdo moshe
- Sportistë që duan forcë shtesë
- Kushdo që do rutinë të shëndetshme
Si funksionon
Si zhvillohet një seancë
Çdo seancë ka strukturë të qartë, që të stërviteni me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.
Ngrohje
8–10 minuta kardio të lehtë dhe mobilitet.
Pjesa kryesore
40–50 minuta ushtrime force sipas programit tuaj.
Mbyllja
Kardio e lehtë dhe shtrirje për rikuperim më të shpejtë.
FAQ
Pyetje për Fitness
A ka staf në sallë për të më ndihmuar?
Po. Stafi ynë është gjithmonë i pranishëm për t’ju ndihmuar me teknikën, me përdorimin e makinerive dhe me programin.
Çfarë duhet të sjell në palestër?
Një peshqir personal dhe atlete sportive që i përdorni vetëm për palestër.
A ka dushe?
Po, palestra ka dushe të ndara për meshkuj dhe për femra.
Kombinojeni me
Shërbime të tjera
06
1 me 1
Personal Training
Program i personalizuar, teknikë e saktë dhe motivim në çdo seancë nga trajnerë të certifikuar.
Zbulo më shumë
02
Intensitet i lartë
HIIT
Intervale të shkurtra me intensitet maksimal. Djeg më shumë kalori në më pak kohë dhe rrit qëndrueshmërinë.
Zbulo më shumë
05
Bark & core
ABS
Klasa e fokusuar te muskujt e barkut dhe core. Bark më i fortë, shpinë më e mbrojtur dhe paraqitje më e bukur.
Zbulo më shumëProvoni Fitness te ne
Na telefononi për orarin e seancave dhe ofertat aktuale, ose kaloni direkt nga palestra.

