5 rregulla per tu dobesuar shendetshem

5 rregulla per tu dobesuar shendetshem

5 rregulla per tu dobesuar shendetshem pa demtuar organizmin dhe trupin tuaj.Ndiqni me poshte 5 rregulla te rendesishem qe ndikojne ne uljen e peshes trupore ne menyre graduale.

 

1.Sa me teper uje gjate dites

Uji  është një hidratues i përkryer dhe ju nevojiten të paktën 8 gota ujë natyral në ditë. Mos e zëvendësoni atë me lëngjet e frutave, pasi pavarësisht se lëngjet janë shumë të shëndetshme. Mos harroni se përmbajnë kalori dhe nëse e teproni me to, mund ta teproni me karbohidratet pa e vënë fare re.

2.Stop ushqimeve dhe pijeve te demshme

Pijet e gazuara, pijet alkoolike dhe lëngjet e konservuara të frutave nuk duhet të përdoren aspak vend nëse keni vendosur të keni fizikun tuaj ashtu sic e dëshironi. Përveç se ato janë të dëmshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së tyre, ato kanë edhe një sasi shumë të lartë sheqeri.  Gjithashtu kanë shumë kalori dhe bëjnë te mundur shtimin e peshës në kohë të shkurtër.

3.Sakrifikimi i nje vakti ushqimor

Nëse jeni mësuar të konsumoni ushqime të konservuara apo një ëmbëlsirë pas darkës, mundohuni të hiqni fillimisht dorë nga njëra prej tyre. Pas disa kohësh ju do të harroni fare se më parë e konsumonit atë çdo ditë

4.Marrja me nje aktivitet te caktuar

Për të rënë deri në  në peshë gjatë një kohe te caktuar, nuk mjafton vetëm dieta, por edhe ushtrimet fizike. Mundohuni patjetër të bëni kardio në palestër ose ecje në natyrë të paktën 30 minuta në ditë.

Palester per femra

5. Regjim Gjumi te rregullt

Një gjumë i mirë ka një ndikim kryesor në metabolizmin dhe mirëqënien tuaj të përgjithshme shëndetësore. Prandaj nëse doni të bini në peshë, mundohuni të shkoni në shtrat gjysmë ore më parë, deri sa të arrini kohën ideale të gjumit, që është 7-8 orë në ditë.

 

Shiko edhe arktikullin mbi dietat ushqimore: Kliko Ketu

No comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *